Legjitimiteti i vulës së PD, Kaso: Çështja po zvarritet, Gjykata e Lartë të japë vendimin

Nga A2 CNN
22 Shtator 2023, 14:31 | Politikë
Legjitimiteti i vulës së PD, Kaso: Çështja po zvarritet,

Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, i bëri thirrje Gjykatës së Lartë që të mos zvarrisë më çështjen për legjitimitetin e drejtimit te Partisë Demokratike. Në një deklaratë për mediat, Kaso pohoi se çështja ka disa muaj që zvarritet, duke shtuar se kjo është vetëm në interes të Edi Ramës.

“Prej dy vitesh tashmë, gjykatat e Shqipërisë me urdhrin politik të Edi Ramës e kanë marrë peng përfaqësimin formal të opozitës shqiptare. Pasi Gjykata e Apelit, duke mbyllur sytë dhe ulur kokën, mori vendimin e turpshëm për ta zvarritur pafund këtë çështje, ne ankimuam menjëherë këtë vendim pranë Gjykatës së Lartë, në datë 15 maj 2023. Sipas afateve të shqyrtimit, Gjykata e Lartë duhet të kishte marrë një vendim brenda datës 25 qershor 2023. Sot, kanë kaluar 4 muaj dhe nuk ka ende asnjë indicie se kur Gjykata e Lartë do të mblidhet për të dhënë vendim; i cili është me interes shumë të lartë publik. Prandaj, një thirrje e fundit për Gjykatën e Lartë: merrni në shqyrtim këtë çështje, siç edhe ligji dikton. Jepni vendimin tuaj. Sepse shqiptarët e kanë marrë me kohë vendimin e tyre. Nuk besoj se kërkojmë shumë kur kërkojmë vetëm zbatimin e ligjit, të paktën në respekt të procedurës”.

Ivi Kaso, Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos