Zgjedhjet e pjesshme lokale, mbërrijnë në Kukës materialet zgjedhore për votimin e 24 shtatorit

Nga A2 CNN
22 Shtator 2023, 13:40 | Politikë
Zgjedhjet e pjesshme lokale, mbërrijnë në Kukës materialet

Kanë mbërritur në Kukës materialet zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen, këtë të diel, më 24 shtator.

Transporti i materialeve zgjedhore është siguruar nga mjetet e ushtrisë dhe nën shoqërimin e forcave të policisë.

Pas marrjes në dorëzim nga KZAZ e bashkisë së Kukësit, materialet zgjedhore do të shpërndahen në 74 qendrat e votimit.

Më 24 shtator, rreth 46 mijë votues do të thirren të vendosin me votën e tyre kryetarin e ri të bashkisë së Kukësit, mes kandidatëve, Albert Halilaj nga Partia Socialiste dhe Emri Vata i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos