
Pesha e një fanelle titullari në La Liga nuk e tremb Vedat Muriqin. Formën e shkëlqyer që tregoi sezonin e kaluar me ishullorët e Mallorca , sulmuesi kosovar e ka ruajtur edhe në sezonin që sapo ka nisur, duke shënuar dy gola në 6 ndeshje.
Muriqi gjeti rrugën e rrjetës në sfidën që Mallorca luajti këtë të shtunë përballë Gironas, teksa ktheu në gol një penallti, në minutën e ‘4 të sfidës.
Prizrenasi i dha ekipit ishullor epërsinë për 0-1, por fatkeqëisht Girona shënoi 5 herë në portën e ekipit të Muriqit.
Sfida u mbyll me rezultatin 5-3 për vendasit, me Mallorca-n që pas kësaj humbje renditet në vendin e 15-të me 5 pikë.
Kujtojmë se Muriqi në këtë fillim kampionati ka humbur dy penallti për Mallorcën, por ka gjetur edhe dy herë rrugën e rrjetës në pushimin e kombëtarëve, duke i dhënë Kosovës një barazim me Zvicrën në “Fadil Vokrri”. (A2 Televizion)