
Një 33-vjeçar është goditur me thikë në Novoselë të Vlorës. Mësohet se Albano Mecorrapaj ka shkuar në spitalin e Vlorës dhe është shoqëruar direkt në sallë. Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se policia është në dijeni të kësaj ngjarjeje.
Personi ka marr disa plagë në pjesën e barkut.
Rreth orës 09:30, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Novosel, dyshohet se shtetasi R. K., rreth 35 vjeç, ka goditur me mjet prerës(thikë), për motive të dobëta, shtetasin A. M., 33 vjeç.
Policia ndodhet në vendngjarje, ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehjen e zonës, për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.
Shtetasi A. M. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)