“Ndërhyjmë nëse…”, KFOR reagon pas vrasjes së policit në Veri: Policia e Kosovës, përgjegjëse për menaxhimin e situatës!

Nga A2 CNN
24 Shtator 2023, 16:00 | Kosova
“Ndërhyjmë nëse…”, KFOR reagon pas vrasjes

KFOR-i ka njoftuar se është duke e monitoruar nga afër situatën në Banjskë të Mitrovicës së Veriut.

Përmes një njoftimi për media KFOR-i ka thënë se janë të pranishëm në këtë zonë dhe i gatshëm për t’iu përgjigjur situatës, nëse kërkohet.

KFOR-i ka deklaruar se Policia e Kosovës, si reaguese e parë, ka përgjegjësinë parësore për menaxhimin e incidentit në terren.

“Komandanti i KFOR-it është në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara ndërkombëtare, përfshirë BE-në, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe me institucionet në Kosovë, dhe po punon intensivisht për të gjetur një zgjidhje. Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO dënon ashpër sulmin kundër Policisë së Kosovës dhe dërgon ngushëllimet më të thella për familjen dhe të dashurit e të ndjerit. KFOR-i vazhdon të monitorojë nga afër situatën në Banjska dhe trupat e KFOR-it janë të pranishme në zonë, të gatshme për t’iu përgjigjur nëse kërkohet.

Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka thënë se e dënon ashpër sulmin kundër Policisë së Kosovës dhe dërgon ngushëllimet më të thella për familjen e policit të vrarë sot në orët e para të mëngjesit në Banjskë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos