“Po sulmohemi në disa pozicione”, Sveçla: Grupet e armatosura të dirigjuara nga Beogradi

Nga A2 CNN
24 Shtator 2023, 15:59 | Kosova
“Po sulmohemi në disa pozicione”, Sveçla: Grupet e

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla i quan “grupe kriminale të mirë organizuara dhe të dirigjuara nga Beogradi” ata që sulmuan sot policinë e Kosovës ku mbeti  I vrarë një polic dhe 2 janë plagosur.

“Grupet kriminale të mirë organizuara dhe të dirigjuara nga Beogradi, pas bllokimit të urës me mjete të rënda dhe pamundësimit të qasjes në fshatit Bajnskë, kanë sulmuar në pritë njësitë policore, ku për pasojë rreshteri i policisë së rendit Afrim Bunjaku është vrarë, dhe dy të tjerë janë plagosur gjendja e të cilëve është stabile”.

Më tej ai thotë se  burimi i sulmeve me armë zjarri është manastiri në Banjska të Zveçanit dhe përreth.

“Sulmi ka ardhur dhe po vazhdon akoma nga njësi profesionale të përgatitura dhe me një përbërje prej mbi 30 personave, të uniformuar, të maskuar dhe të pajisur ushtarakisht me mjete të blinduara dhe armë të rënda të llojeve të ndryshme. Burimi i sulmeve me armë zjarri është manastiri në Banjska të Zveçanit dhe përreth. Njësitë tona policore janë aktivizuar në terren, të njëjtat kohë pas kohe janë duke u sulmuar me armë zjarri nga pozicione të ndryshme, nga grupet e organizuara dhe të armatosura rëndë”.

Gjithashtu, ministri Sveçla shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Rreshterit Afrim Bunjaku dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Në këto momente të vështira qëndrojmë bashkë dhe fuqishëm pranë tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos