Sulmet në Veri, reagon Borrell e Davenport: Autorët të përballen me drejtësinë!

Nga A2 CNN
24 Shtator 2023, 15:59 | Kosova
Sulmet në Veri, reagon Borrell e Davenport: Autorët të

Përfaqësuesi  i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka dënuar sulmin në veri të Kosovës, ku një efektiv u vra dhe një tjetër mbeti i plagosur. Zyrtari i lartë i BE shprehet se autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë.

“BE-ja dënon në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e tmerrshëm kundër policëve të Kosovës në Banjska/Banjskë në veri të Kosovës. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”.

Vrasja e policit në Veri/ Ambasadori i OSBE-së në Kosovë: Autorët e këtyre krimeve të neveritshme të dalin para drejtësisë! Duhet të rivendoset paqja

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka roguar ndaj sulmit të sotëm ndaj Policisë së Kosovës në veri.

Ambasadori Davenport, nëpërmjet një reagimi në “X”, ndërsa u ka shprehur ngushëllime familjarëve të policit të rënë në detyrë, shprehet se “autorët e këtyre krimeve të neveritshme duhet të dalin menjëherë para drejtësisë”.

“Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin brutal të mëngjesit të sotëm në Policinë e Kosovës, në të cilin një oficer mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos gjatë detyrës në afërsi të Banjskës. Ngushëllime të përzemërta familjes dhe kolegëve të oficerit. Autorët e këtyre krimeve të neveritshme duhet të dalin menjëherë para drejtësisë. Paqja duhet të rivendoset dhe dialogu në interes të të gjitha komuniteteve duhet të vazhdojë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos