Rrezikuan puset e naftës, fiken zjarret në Patos dhe Fier

Nga A2 CNN
24 Shtator 2023, 06:44 | Aktualitet
Rrezikuan puset e naftës, fiken zjarret në Patos dhe Fier

Pas një dite me vatra të shumta zjarri në bashkinë Fier dhe në zonën e Marglliçit në Patos, mëngjesin e sotëm të zjarret janë shuar.

Në pyllin me pisha në Darëzezë dhe në Peshtan nuk ka me asnjë vatër aktive, ndërkohë që edhe në Margëlliç ku forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit, Rroskovecit, Lushnja, kompanisë Alpetrol, Vlora dhe Berati, të ndihmuara edhe nga grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forca të ushtrisë, kanë luftuar përgjatë gjithë natës me zjarrin në disa drejtime, për të mbrojtur veçanërisht zonat e banuara dhe puset e naftës.

Fatmirësisht flakët pranë tyre janë neutralizuar shpejt duke larguar rrezikun, ndërkohë që është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me ullishte dhe pemë frutore.

Pas kësaj prit të ngrihen dhe komisionet për vlerësimin e dëmeve, ndërsa është vënë në pranga autori i zjarrvënies.

Ditën e djeshme njëkohësisht u aktivizuan mbi 11 vatra zjarri duke vënë në vështirësi edhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat me përparësi kanë parë vatrat më problematike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos