
Diego Longo nuk do të jetë më trajneri I Teutës. Lajmi është dhënë nga vetë klubi në një postim në rrjetet sociale, ku bëhet me dije se kontrata është ndërprerë në mënyrë konsensuale.
“Klubi i futbollit Teuta njofton ndërprerjen konsensuale të bashkëpunimit me trajnerin Diego Longo! Në një dakordësim me presidentin Edmond Hasanbelli, iu dha fund edhe periudhës si trajner i ekipit Teuta. Klubi i futbollit Teuta falenderon mister Diego Longon për impenjimin dhe angazhimin e tij dhe i uron suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftim.
Nuk dihet ende se kush do të zërë vendin e Longos. Aktualisht në këtë fazë të kampionatit, durrsakët numërojnë, 2 humbje, 1 barazim dhe vetëm 1 fitore. (A2 Televizion)