Luani sulmon zbutësin e tij në shfaqjen e cirkut

Nga A2 CNN
25 Shtator 2023, 15:49 | Bota
Luani sulmon zbutësin e tij në shfaqjen e cirkut

Pamje tronditëse janë shpërndarë nga një cirk në Kinë, aty ku luani ka sulmuar zbutësin e tij duke tmerruar atë, por edhe të pranishmit në shfaqje.

Sapo dolën në skenë, luanët nisën të përlesheshin me njëri-tjetrin. Në atë moment, një prej zbutësve tentoi t’i largonte ata me anë të një shkopi, por u sulmua menjëherë nga një prej luanëve. Zbutësi u largua me shpejtësi nga skena dhe shpëtoi me një dëmtim në shpatull, por fatmirësisht pa probleme serioze.

Shfaqja u ndërpre menjëherë, ndërsa të pranishmëve iu rimbursua bileta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos