Momenti kur demi sulmon spektatorin dhe i çan brinjët me brirë, vdes në spital

Nga A2 CNN
25 Shtator 2023, 17:26 | Kapur në kamera
Momenti kur demi sulmon spektatorin dhe i çan brinjët me brirë,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë, ku një burrë ka humbur jetën në spital pasi u godit nga një dem gjatë një festivali, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Viktima, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u plagos në brinjë nga një dem në festivalin në qytetin Valencias të Pobla de Farnals të shtunën. Ai u dërgua në spital ku dha frymën e fundit pak më vonë.

Një tjetër spanjoll u plagos në këmbë nga i njëjti dem gjatë ndeshjes me dema në rrugët e qytetit dhe është në gjendje të qëndrueshme.

Në këto festivale, demat lihen në rrugët e qytetit, ndërsa njerëzit vrapojnë para tyre, një traditë që zhvillohet në të paktën 1820 qytete në Spanjë çdo vit.

Këto festivale mbledhin çdo vit shumë njerëz, pavarësisht se shumë aktivistë i përshkruajnë ato si të rrezikshme dhe brutale. Vitet e fundit është diskutuar propozimi për ndalimin e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos