Akuzohen për përdhunimin e dy kushërirave të mitura, në pranga 9 persona

Nga A2 CNN
26 Shtator 2023, 17:12 | Bota
Akuzohen për përdhunimin e dy kushërirave të mitura, në

Karabinierët e Napolit ekzekutuan urdhrat e arrestit ndaj shtatë të miturve dhe dy të rriturve, pasi akuzohen për përdhunimin e dy kushërirave 10 dhe 12 vjeç, ngjarje kjo e ndodhur në gusht të këtij viti në Parco Verde di Caivano

Urdhrat e ekzekutuar gjatë natës, janë dhënë nga gjyqtari hetues në Gjykatën për të Mitur të Napolit dhe nga gjyqtari hetues në Gjykatën e Napolit të Veriut, me kërkesë të prokurorëve përkatës.

Magjistratët po rindërtojnë dhunën e ndodhur “në disa raste” në bashkinë në periferi të kryeqytetit të Campania, njoftojnë mediat italiane.

Hetimet kanë nisur në gusht kur familjarët e kushërirave kanë paraqitur një denoncim tek karabinierët. Konfirmimi i dhunës, do të ishte bërë edhe nga vizitat mjekësore në dy spitalet e qytetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos