“Unaza e Zjarrit”, lëkundje të forta tërmeti në Filipine

Nga A2 CNN
26 Shtator 2023, 17:01 | Bota
“Unaza e Zjarrit”, lëkundje të forta tërmeti në

Një tërmet me magnitudë 6.6 është regjistruar në pjesën jugore të Filipineve, sipas një njoftimi të Institutit të Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë në vend.

Epiqendra ndodhet në zonën detare në lindje të ishullit Balut dhe thellësia fokale vlerësohet në 122 kilometra. Sipas informacioneve, nuk ka rrezik për cunami, njofton CNN.

Filipinet janë në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” e Oqeanit Paqësor, ku lëvizjet e pllakave tektonike shpesh shkaktojnë tërmete dhe aktivitet intensiv vullkanik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos