Plagosje me thikë në Vlorë

Nga A2 CNN
26 Shtator 2023, 10:24 | Kronikë
Plagosje me thikë në Vlorë

Një 33-vjeçar është paraqitur me plagë thike në Spitalin Rajonal të Vlorës. Bëhet e ditur se Olsen Refati është plagosur gjatë një konflikti me dy persona të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani” ndërsa në polici janë shoqëruar dy autorët e dyshuar, vëllezërit L. M., 25 vjeç dhe G. M., 25 vjeç .

33-vjeçari Refati dyshohet se është goditur me grushte nga dy vëllezërit 25-vjeçarë dhe më pas e kanë goditur me thikë.

I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos