Përplasen dy makina në Librazhd-Qafë Thanë, 3 persona në spital

Nga A2 CNN
25 Shtator 2023, 19:39 | Kronikë
Përplasen dy makina në Librazhd-Qafë Thanë, 3 persona

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë.

Policia bën të ditur se automjeti me drejtues shtetasin D. S., 20 vjeç, banues në Korçë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. K., 19 vjeç, banues në Prrenjas.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi D. S. dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, po kryejnë ekzaminime mjekësore shtetasi G. K. dhe K. M. Të cilët ishin pasagjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos