Aksident i rëndë në Lushnje-Fier, kamioni përplaset me trafikndarësen

Nga A2 CNN
25 Shtator 2023, 17:44 | Kronikë
Aksident i rëndë në Lushnje-Fier, kamioni përplaset me

Një kamion është përfshirë në një aksident pasditen e së hënës në autostradën Lushnje-Fier. Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Rrapëz, ndërkohë që sipas informacioneve të marra në vendngjarje, kamionit i cili udhëtonte nga Lushnja për në Fier i është prerë rruga nga një furgon, i cili po dilte në autostradë.

Në këtë moment, drejtuesi i kamionit ka bërë një manovër për te shmangur përplasjen fatale, por është përplasur me trafikndarësen dhe disa shtylla në anë të rrugës.

Si pasojë e këtij aksidenti, kamioni pësoi dëme të mëdha, ndërsa fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz. Më pas, ishte ndërhyrja e policisë ajo që normalizoi trafikun e krijuar pasi kamioni bllokoi për minuta të tëra  të dy karrexhadat.

Policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e furgonit për zbardhjen e plotë të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos