Është vënë në pranga, një muaj nga ngjarja, pronari i lokalit ku humbi jetën një 17-vjeçar gjatë orarit të punës.
Bëhet e ditur se pronari i lokalit në Sarandë, i cili ishte shpallur në kërkim u arrestua në Pikën Kufitare të Qafë Botës.
Kujtojmë se për S. I., 37 vjeç, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Ngjarja ka ndodhur më 26 korrik kur pas këputjes të kavos së një ashensori të improvizuar, humbi jetën një 17-vjeçar i punësuar në këtë lokal. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )
