Kapet në flagrancë hajduti, po vidhte një makinë

Nga A2 CNN
26 Shtator 2023, 14:24 | Kronikë
Kapet në flagrancë hajduti, po vidhte një makinë

Policia e Durrësit ka arritur të arrestojë në kushtet e flagrancës një person, i cili ishte duke vjedhur një automjet në lagjen nr.12 të qytetit bregdetare.

Ishte denoncimi i një qytetari ai që çoi efektivët në vendngjarje dhe ndaluan shtetasin A. Dh., 49 vjeç teksa vidhte automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos