Koreja e Veriut ka vendosur që të deportojë ushtarin amerikan, Travis King, i cili kaloi kufirin e vendit diktatorial gjatë një ekspedite në korrik.
Pyongyang do ta deportojë ushtarin pasi ka përfunduar hetimin e nisur për “hyrjen ilegale” të tij, sipas asaj që raporton agjencia e lajmeve KNCA.
KCNA nuk e specifikoi se kur apo ku do të depërtohet nga vendi amerikani. Lajmi vjen një muaj pasi Koreja e Veriut pranoi se kishte ndaluar 23-vjeçarin.
Sipas raportimeve, ai e ka pranuar se ka kaluar ilegalisht në Korenë e Veriut, “për shkak të trajtimit çnjerëzor në ushtrinë amerikane, antipatisë, racizmit dhe zhgënjimit në shoqërinë e pabarabartë amerikane.”
Përpara se të kapej nga koreano-veriorët, Travis King kishte qenë i ndaluar nga Koreja e Jugut për disa shkelje, më pas është liruar më 10 korrik. (A2 Televizion)