Udhëtimi i fundit i bosit të Cosa Nostra-s

Nga A2 CNN
27 Shtator 2023, 08:47 | Bota
Udhëtimi i fundit i bosit të Cosa Nostra-s

Trupi i Matteo Messina Denaro, bosit mafioz që vdiq në repartin e të burgosurve të spitalit L’Aquila, iu nënshtrua autopsisë në prani të ekspertit të caktuar nga Prokuroria në bodrumin e Anatomisë Patologjike.

Më pas, arkivoli me trupin e tij të pajetë do të përcillet nga L’Aquila në varrezat e Castelvetrano-s, vendlindja e tij. Trupi pritet të përcillet për në banesën e fundit, mëngjesin e së mërkurës.

Arkivoli i zgjedhur nga familja është prej druri hiri dhe kushton 1500 euro. Messina Denaro nuk do të digjet, trupi do të varroset në një kamare, aty ku ndodhet edhe babai i tij Francesco, ish-bosi mafioz i provincës së Trapanit, në fund të viteve 1980.

Për transferimin, sipas Corriere della Sera, është ngritur një komitet i përhershëm me prefektët e provincave të prekura nga itinerari.

Sipas raportimeve të mediave në vend, zyrtarët e Ministrisë së Brendshme po punojnë për të organizuar një autokolonë që do të shoqërojë trupin drejt varrezave.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që të zgjidhet edhe transporti detar me tragetin Napoli-Palermo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos