All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Mijëra besimtarë në shesh, shënohet ditëlindja e profetit

Nga A2 CNN
27 Shtator 2023, 16:30 | Bota
Mijëra besimtarë në shesh, shënohet ditëlindja e
All - Paragraf - 1

Mijëra besimtarë myslimanë pushtuan sheshet kryesore në Jemen, për të përkujtuar ditëlindjen e profetit Muhamet.

Të pranishmit mbanin në duar flamuj jeshil, simbol të Islamit dhe kopje të librit të shenjtë të Kuranit.

All - Paragraf - 3

Gjatë të gjithë ceremonisë, besimtarët thërrisnin “Fitore Islamit” dhe ndoqën përmes një ekrani të madh fjalën e liderit houthi Abdel-Malek al-Houthi.

Lëvizja houthi e feston çdo vit ditëlindjen e profetit Muhamet në Jemen, për të treguar dhe mbështetjen e madhe që ajo ka fituar në vend vit pas viti.

Mawlid al-Nabi, është një ditë që shënohet nga të gjithë myslimanët. Zakonisht, sheshet kryesore të qyteteve zbukurohen dhe njerëzit mbajnë në duar ëmbëlsira për t’ua shpërndarë fëmijëve. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos