U ekzekutua me breshëri plumbash në makinën e tij, ky është 37-vjeçari Fatjon (Ton) Dervishi

Nga A2 CNN
27 Shtator 2023, 14:27 | Kronikë
U ekzekutua me breshëri plumbash në makinën e tij, ky

Është publikuar fotoja e 37-vjeçarit Fatjon Dervishi, i ekzekutuar me breshëri plumbash në makinën e tij ndërsa kthehej në banesë, mëngjesin e së mërkurës.

Në një njoftim të policisë të shpërndarë sot, mësohet se në momentin kur ka ndodhur atentati ai ka qenë i ulur në sediljen e shoferit.

Nga verifikimet e deritanishme të kryera në koordinim me homologët holandezë, ka rezultuar se shtetasi Toni Dervishi ka qenë hetuar në këtë shtet, për trafikim të lëndëve narkotike.

Në lidhje me ngjarjen, policia thotë se ka koordinuar punën për zbardhjen e plotë të asaj se çfarë ka ndodhur, ku ka shoqëruar në komisariat shtatë persona, me të cilëve edhe shokun e viktimës, i cili ishte me të në makinë në momentin e të shtënave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos