All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Politikani pro-rus fiton zgjedhjet parlamentare në Sllovaki

Nga A2 CNN
1 Tetor 2023, 06:54 | Bota
Politikani pro-rus fiton zgjedhjet parlamentare në Sllovaki
All - Paragraf - 1

Partia SMER-SSD e ish-kryeministrit Robert Fico ka fituar zgjedhjet parlamentare të Sllovakisë pasi kritikoi Bashkimin Evropian si dhe NATO-n dhe premtoi të ndalojë ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Pas numërimit të pothuajse 99% të zonave zgjedhore, partia opozitare Smer mori 23.3% të votave, sipas rezultateve paraprake të publikuara mëngjesin e sotëm nga komisioni zgjedhor i Bratislavës.

All - Paragraf - 3

Me 99.2 përqind të votave nga rreth 6,000 qendra votimi të numëruara nga Zyra e Statistikave Sllovake herët të dielën, partia e majtë SMER-SSD mori 23 përqind të voitave, ndërsa Partia e qendrës Porgresive, PS mori 17 përqind, e ndjekur nga Hlas e Peter Pellegrini me 15%.

Vota në këtë vend me 5.4 milionë banorë, anëtar të BE-së dhe NATO-s, konsiderohet vendimtare nëse Sllovakia do të qëndrojë në rrugën e saj properëndimore apo do të kthehet më shumë drejt Rusisë.

Forma e qeverisë së ardhshme të Sllovakisë do të varet nga koalicioni me partitë më të vogla, duke përfshirë Hlas të Peter Pellegrinit dhe OĽaNO të Igor Matovič.

All - Paragraf - 6

Presidentja sllovake Zuzana Caputova deklaroi mëngjesin e sotëm se do t’ia besojë formimin e qeverisë së ardhshme kreut të partisë fituese, pavarësisht nga “preferencat personale” si ish-deputete e PS-së. Smer tha se nuk do të komentojë votimin.

Partia e Ficos kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore të pezullojë ndihmën për Ukrainën fqinje. Ish-kryeministri sulmoi BE-në dhe NATO-n dhe kundërshtoi çdo ndihmë të mëtejshme ushtarake për Kievin ka kritikuar sanksionet që synojnë Rusinë dhe ka bërë fushatë kundër të drejtave LGBTQ+. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos