Biden i premton besnikëri Ukrainës: Ndihma për të nuk ndalet

Nga A2 CNN
2 Tetor 2023, 08:24 | Bota
Biden i premton besnikëri Ukrainës: Ndihma për të nuk ndalet

Presidenti amerikan, Joe Biden, është zotuar se mbështetja amerikane për Ukrainën do të vazhdojë, pas lajmit se qeveria e SHBA-së do të mbijetojë për të paktën edhe 45 ditë, dhe ndihma për Kievin do të ngrijë.

Gjithsesi, kjo masë është e përkohshme, derisa qeveria të votoje në nëntor. Por një zyrtar i lartë ushtarak i Shtëpisë së Bardhë tha se këto masa nuk përfshijnë paketën 6 mliliardë dollarë në ndihmë ushtarake për Kievin.

Vetë republikanët kundërshtojnë ndihmën e radhës ushtarake për Ukrainën, me një pjesë të madhe që janë kundër qasjes e presidentit Biden për luftën.

Por të dielën, Biden tha se Ukraina do vazhdojë të mbështetet tek Amerika.

“Ne nuk mundemi, në asnjë rrethanë, të lejojmë që ndihma e Amerikës në Ukrainë të ndërpritet”, tha Biden. “E siguroj Ukrainën që ne do shkojmë atje. Dua të siguroj edhe aleatët tanë, se mund të mbështeten te ne. Ne nuk do t’ju braktisim”, shtoi presidenti.

Amerika e ka furnizuar tashmë Ukrainën me 46 miliardë dollarë ndihma ushtarake, që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkurt 2022. Presidenti Biden ka kërkuar edhe 24 miliardë dollarë të tjerë.

Muajt e fundit, Shtetet e Bashkuara dërguan në Kiev armatime të tilla si raketa me rreze të gjatë veprimi dhe tanke Abrams. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos