All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Ndodh edhe në Gjermani, doktorët në grevë për pagat

Nga A2 CNN
3 Tetor 2023, 07:59 | Bota
Ndodh edhe në Gjermani, doktorët në grevë për pagat
All - Paragraf - 1

Mijëra doktorët dolën në rrugët e qyteteve gjermane, ditën e hënë, për t’u ankuar në lidhje me rrogat e ulëta dhe çmimet e larta, të ndikuara dhe nga inflacioni i lartë që ka goditur disa vende të Evropës.

Protesta e tyre u fokusua përpara ndërtesës së Ministrisë Federale të Shëndetësisë në Berlin, ku mjekët e pranishëm ngritën zërin e tyre për më shumë mbështetje financiare.

All - Paragraf - 3

Nën moton “Kriza e Klinikës”, në këtë grevë mbarëkombëtare morën pjesë rreth 20 shoqata mjekësh, organizata të sigurimeve shëndetësore dhe një mori farmacish.

Organizatorët thanë se kostot në rritje të energjisë, përpjekjet e dështuara të digjitalizimit dhe mungesa e profesionistëve i ka vënë klinikat në kufijtë e mbijetesës.

Në këto kushte, shumë klinika e gjejnë veten të detyruara të pranojnë më shumë pacientë, gjë kjo jo vetëm që rrit në mënyrë dramatike ngarkesën e mjekëve, por gjithashtu ndikon në cilësinë e kujdesit të ofruar për shkak të kohës më të kufizuar të konsultimit.

All - Paragraf - 6

Në vitet e fundit, Gjermania është kthyer në tokën e premtuar për mijëra mjekë shqiptarë, të cilët kanë braktisur vendin për një pagë, e kushte më të mira.

Kjo gjë, ka detyruar qeverinë shqiptare që të vendosë një masë të fortë për studentët e mjekësisë të cilët duhet të shërbejnë 5 vite në vend, përpara se të kenë mundësinë të marrin diplomën. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos