All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Përgatitjet për Çekinë, Sylvinho takim me Balliun e Baren në Spanjë

Nga A2 CNN
3 Tetor 2023, 08:17 | Futboll
Përgatitjet për Çekinë, Sylvinho takim me Balliun e Baren
All - Paragraf - 1

Edhe pse vëmendja, gjatë kësaj fundjave, në Spanjë ishte te Myrto Uzuni, që u aktivizua i dëmtuar dhe shënoi në La Liga, trajneri Sylvinho takoi Ivan Balliun dhe Keidi Baren.

Gjatë vizitës në gadishullin Iberik, tekniku kuqezi i shoqëruar nga ndihmësi, Pablo Zabaleta, u ndal fillimisht në Madrid dhe më pas në Barcelonë. Ata ndoqën përballjen e Rajo Vallecano me Mallorca dhe më pas ndeshjen e Espanyol.

All - Paragraf - 3

Pas lojës, Silvinjo takoi Balliun dhe Baren, duke diskutuar rreth formës së lojtarëve për sfidën me Republikën Çeke dhe miqësoren me Bullgarinë.

Përpara grumbullimit të kuqezinjve më 8 tetor, trajneri ka zhvilluar një tur takimesh me lojtarët që aktivizohen në ligat europiane. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos