
Tifozët e Levskit të Sofjes realizuan një spektakël të rrallë piroteknik. Në ndeshjen kundër Ludogorets, ata ndezën aq shumë flakadanë dhe fishekzjarrë, sa dukej sikur stadiumi mori flakë. Gjithçka nisi me një banderolë ku shkruhej “Koljo, pas pak do ti ndezim”. Mesazhi ishte drejtuar trajnerit të Levskit, Nikolai Kostov, i cili i kishte kritikuar tifozët ultras për sjelljen e tyre. Atmosfera e zjarrtë në tribuna nuk e ndihmoi ekipin në fushë, sepse miqtë e fituan ndeshjen me rezultatin 1-0. (A2 Televizion)