“47% e kapaciteteve akomoduese janë informale”, Topuzi: Identifikimi i rëndësishëm për të hartuar strategji

Nga A2 CNN
4 Tetor 2023, 18:28 | Aktualitet
“47% e kapaciteteve akomoduese janë informale”, Topuzi:

47% e kapaciteteve akomoduese në vendin tonë janë informale. Shifra u dha në “Ditar” nga kreu i shoqatës së operatorëve tursitikë Zak Topuzi, sipas të cilit shteti vendosi ta rregullojë këtë sektor pas këmbënguljes së gjatë të tyre.

“Është një problem që është ngritur nga ne dhe qeveria, vetëm tani e mori parasysh një studim rezultoi se 47% e kapaciteteve akomoduese janë informale. Bëhet fjalë për apartamente e vila që janë shtuar në mënyrë eksponenciale. Zhvillim i paparashikuar. Tek ne e kanë zhvilluar në mënyrë informale, çrregullon tregun”.

Topuzi thekson se rregullimi ligjor për formalizmin e këtij sektori bëhet përmes gjobitjeve. Sipas tij identifikimi, kontrolli e statistikat janë të rëndësishme për të hartuar strategji për turizmin.

“Jemi i vetmi vend në BE që ne nuk kishim një njoftim zyrtar në motorët e shitjes Booking.com Tripadviser për të ndaluar funksionimin e apartamenteve e vilave pa nipt se këta motorë shtije janë biznese dhe nuk i intereson nëse je apo jo paligjshëm dhe shteti nuk ta kërkon. Erdhi momenti që shteti e bëri këtë kërkesë dhe rregullimi ligjor bëhet me gjobitjen e subjektit, nëse nuk hap nipt apo licencë. Bëhet fjalë për taksa minimale, por identifikimi, kontrolli e statistikat janë të rëndësishme për të hartuar strategji”.

Ai vlerësoi agroturizmin si një “sektor të interesuar që të bëhet i dukshëm se përfiton 6% në të gjithë treguesit. Është sektor i përfshirë në sistemin fiskal”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos