Armë nga Bosnja për Radoiçiç? Nisin hetimet për pretendimet e Serbisë

Nga A2 CNN
4 Tetor 2023, 08:29 | Kosova
Armë nga Bosnja për Radoiçiç? Nisin hetimet për

Bosnjë-Hercegovina do të hetojë pretendimet se Milan Radoiçiç, organizator i sulmit të armatosur të 24 shtatorit në veriun e Kosovës, ka blerë armë, municione dhe mjete të fuqishme shpërthyese në këtë vend, e që më pas kanë përfunduar në territorin e Kosovës.

Më herët, Ministri i Brendshëm i Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, RamoIsak e po ashtu prokurori i zonës së Tuzllës, deklaruan për Radion Europa e Lirë se nuk kanë informacion për armë zjarri në këtë zonë, siç pretendon prokurori i Beogradit.

“Administrata Federale e Policisë Administrata Federale e Policisë në Bosnjë-Hercegovinë ka ndërmarrë aktivitete në lidhje me verifikimin e pretendimeve se Milan Radoiçiç ka blerë armë, municione dhe mjete shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla nga janari 2023 deri më 24 shtator”.

Radoiçic, i cili pranoi përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë, u ndalua të martën nga autoritetet në Beograd. Prokuroria e Lartë Publike në kryeqytetin serb tha se e ka marrë në pyetje Radoiçic. Sipas prokurorisë, ai dyshohet se “ka siguruar armë, municione dhe mjete shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla, në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës, nga janari 2023 deri më 24 shtator”. Autoritet serbe, thanë se Radoiçiç, ish-zëvendëskryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, dyshohet se bashkë me disa persona kanë kryer vepra penale të prodhimit, mbajtjes dhe trafikimit të armëve të zjarrit dhe lëndëve shpërthyese”, si dhe “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”.

Ministria e Brendshme e Serbisë njoftoi më herët se ka kontrolluar banesën dhe ambientet e tjera të Radoiçiçit dhe se atij i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos