Sulmohet familja shqiptare në Medvegjë, Kosova: Një ditë pa incidente është ditë e humbur për Vuçiç

Nga A2 CNN
3 Tetor 2023, 13:36 | Kosova
Sulmohet familja shqiptare në Medvegjë, Kosova:  Një ditë pa

Qeveria e Kosovës ka dënuar sulmin ndaj familjes shqiptare në Medvegjë. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se kjo është shqetësuese dhe e papranueshme.

Ai i bën thirrje Serbisë që të përmbahet nga aktet e dhunës ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. “Qeveria dënon ashpër aktet e vandalizmit dhe frikësimit ndaj familjes Muharremi në Medvegjë.

Është shqetësuese dhe e papranueshme. Me sa duket për Vuçiçin çdo ditë pa ndonjë incident është një ditë e humbur”, ka shkruar Bislimi.

Disa persona kanë kryer akte vandalizmi duke hedhur gurë e mjete të rënda në drejtim të shtëpisë së Ruhan Muharremit në Medvegjë.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka kërkuar që autoritet e sigurisë të ndërhyjnë për të ruajtur rendin dhe qetësinë, si dhe për të siguruar që qytetarët shqiptarë në Medvegjë të mos i ekspozohen abuzimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos