Hovenier për sulmin në Banjskë:  Autorët të mbahen përgjegjës, gati të ndihmojmë për asociacionin

Nga A2 CNN
4 Tetor 2023, 14:44 | Kosova
Hovenier për sulmin në Banjskë:  Autorët të mbahen

Çështja e përgjegjësisë mbi sulmin e ndaj policisë së Kosovës në Banjskë të Zvecanin nuk merr fund me deklarimin e ish-nënkryetarit të Listës Serbe Millan Radoiçiç, se ai është organizator.

Këtë e tha ambasadori amerikanë në Prishtinë, Jeffrey Hovenier gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët.

 “Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta. Orkestruesit e sulmit duhet të mbahen përgjegjës. Ky mbetet pozicioni ynë. Ne do të vazhdojmë të përpiqemi të kuptojmë se çfarë ka ndodhur, kush është përgjegjës dhe pse”, u shpreh Hovenier.

Ai përsëriti se SHBA beson që sulmi ka qenë i koordinuar, ndërsa theksoi se po trajtojnë me interes pretendimet se armët ishin siguruar nga Tuzlla e Bosnje Hercegovinës.

Mes të tjerave, Hovenier tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta këshillojnë Kosovën në hartimin e statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos