Sërish panik në Itali, futbollisti shënon gol dhe rrëzohet pa ndjenja në fushë

Nga A2 CNN
4 Tetor 2023, 12:14 | Futboll
Sërish panik në Itali, futbollisti shënon gol dhe rrëzohet

Një tjetër incident i rëndë në fushën e blertë është regjistruar në Itali, ekzaktësisht në Serinë D, në përballjen mes Termoli 1920 dhe Roma Siti.

Pasi futbollisti i Termolit 1920, Nikolo Delmastro goditi drejt portës duke shënuar një gol të mrekullueshëm, ra menjëherë në fushë duke humbur ndjenjat.

Menjëherë shokët e tij të skuadrës kërkuan ndihmë mjekësore. Futbollisti mori ndihmën e shpejtë dhe më pas u zëvendësua. Klubi ende nuk ka raportuar arsyet që shkaktuan rrëzimin e lojtarit.

SHIKONI VIDEON (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos