Egnatia konsolidon kreun, Dinamo zhytet në krizë

Nga A2 CNN
6 Tetor 2023, 15:10 | Futboll
Egnatia konsolidon kreun, Dinamo zhytet në krizë

Egnatia mbetet skuadra më në formë e momentit. Rrogozhinasit fituan me rezultatin 3-0 ndeshjen kundër Dinamos, që hapi javën e tetë të Kategorisë Superiore.

Golat e Paulaskas, Zejnullait dhe Ahmetajt i dhanë suksesin Egnatias, që nis arratisjen në krye të renditjes.

Për Dinamon kjo ishte humbja e tretë në pesë ndeshjet e fundit, duke konfirmuar krizën e thellë të rezultateve. Skuadra e italianit Di Biaggio mbetet e parafundit, në zonën e rënies nga kategoria. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos