Ballkani mposht Dinamon e Zagrebit dhe merr vendin e dytë në grup

Nga A2 CNN
5 Tetor 2023, 19:21 | Futboll
Ballkani mposht Dinamon e Zagrebit dhe merr vendin e dytë në grup

Ballkani arrin fitoren e parë në këtë edicion të Conference League. Skuadra nga Kosova mposhti Dinamon e Zagrebit me shifrat 2-0, në ndeshjen e vlefshme për grupin C.

Një triumf që e çon Ballkanin në vendin e dytë në grup, në pjesëmarrjen e dytë të suharekasve në Conference League.

Goli i parë për të besuarit e Ilir Dajës erdhi në minutën e 44. Qëndrim Zyba ftoi në aksion Kryeziun, i cili u shkëput bukur dhe nuk fali përballë portierit kundërshtar. Anësori akordoi pozicion jashtë loje, por ishte VAR që lejoi vazhdimin e festës në “Fadil Vokrri”.

Kampionët e Kosovës e vulosën fitoren në minutën e 83-të, me anë të Walid Hamidi.

Kështu, Ballkani mori vendin e dytë në një grup që kryesohet nga Plzen me 6 pikë. Në vend të tretë është Dinamo Zagreb me tre pikë dhe mbyll grupin me zero pikë Astana. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos