All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një banese në Laç

Nga A2 CNN
6 Tetor 2023, 12:19 | Kronikë
Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një banese
All - Paragraf - 1

Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një banese janë raportuar, mesditën e së premtes, në Sanxhak të Laçit.

Policia bën të ditur se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit S. L. dhe më pas janë larguar me një automjet. Nga të shtënat ka vetëm dëme materiale.

All - Paragraf - 3

“Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, si dhe vijojnë hetimet dhe krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore, për bllokimin e automjetit, tashmë të identifikuar nga Policia, me të cilin janë larguar autorët.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove që do të bëjë të mundur zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos