All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Shiste produkte të skaduara pranë një shkolle në Tiranë, procedohet pronarja

Nga A2 CNN
6 Tetor 2023, 09:51 | Kronikë
Shiste produkte të skaduara pranë një shkolle në
All - Paragraf - 1

Pronarja e një dyqani, të vendosur, pranë një shkolle në Tiranë, është proceduar penalisht, pasi tregtonte produkte për nxënësit, të cilave iu kishte kaluar afati i konsumimit.

Në zbatimi të planit të ri për sigurinë në shkolla dhe perimetrin rreth tyre, kanë vijuar kontrollet, në bashkëpunim me inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në afërsi të shkollave të ndryshme të Tiranës, ku tregtohen produkte ushqimore për nxënësit. 

All - Paragraf - 3

Gjatë kontrolleve, në rrugën “Tre Dëshmorët”, në dyqanin e shtetases F. Ç., 60 vjeçe, u gjetën produkte të ndryshme ushqimore që ajo i shiste edhe pse iu kishte kaluar afati i konsumimit. 

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetases F. Ç., 60 vjeçe, banuese në Tiranë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos