Dy nga lojtarët më në formë të kombëtares kuqezi, Ylber Ramadani dhe Nedim Bajrami, janë përballur mbrëmjen e së premtes në ndeshjen Lecce- Sassuolo, e cila u mbyll në barazim 1-1.
Goli i parë u realizua nga Berardi në minutën e 22-të, i cili ktheu në gol një penallti. Megjithatë në nisje të fraksionit të dytë vendasit barazuan me Krstovic në minutën e 48’.
Të dy lojtarët e kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani që e nisin ndeshjen me Leccen nga minuta e parë dhe Nedim Bajrami që u aktivizua nga Sassuolo në minutën e 64’ u shfaqën në top-formë. Pas javës së shtatë të Serie A, Lecce renditet në vend të shtatë me 12 pikë, teksa Sassuolo renditet në vend të nëntë me dhjetë pikë.
Tashmë, ata do të udhëtojnë për në Tiranë ku të hënën do të nisin përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë, e cila do të zhvillohet në Air Albania më 12 tetor. (A2 Televizion)