Rëndohet bilanci në Izrael, 22 viktima dhe mbi 500 të plagosur nga sulmet e Hamasit

Nga A2 CNN
7 Tetor 2023, 10:12 | Bota
Rëndohet bilanci në Izrael, 22 viktima dhe mbi 500 të plagosur

Është rënduar bilanci i viktimave dhe të plagosurve nga sulmet palestineze në Izrael. Shërbimet e urgjencës izraelite thonë se të paktën 22 izraelitë janë vrarë pas sulmi të paprecedentë dhe të papritur palestinez.

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë e Izraelit njofton se të paktën 545 persona janë plagosur.

Dhjetëra persona të armatosur nga grupi militant islamik Hamas duket se janë infiltruar në Izraelin jugor në një sulm të befasishëm nga Rripi i Gazës.

Kjo vjen pasi Hamasi lëshoi mijëra raketa në Izrael nga Gaza. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se “një numër terroristësh” ishin infiltruar në territorin izraelit nga Gaza.

Kabineti i sigurisë i Izraelit do të mblidhet në orën 13:00 me kohën lokale dhe ushtria izraelite ka filluar të godasë objektivat e Hamasit. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka postuar një video deklaratë duke thënë se “ne jemi në luftë”.

Ministri i mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se Hamasi ka “bërë një gabim të rëndë” , duke deklaruar se “shteti i Izraelit do ta fitojë këtë luftë”.

Betejat me armë mes forcave izraelite dhe palestineze janë ende duke u zhvilluar në vende të ndryshme në jug të Izraelit.

Spitalet në Izrael thonë se po trajtojnë personat e lënduar nga sulmet e papritura – të paktën një person ka vdekur (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos