“Shiu” i raketave mbi Tel Aviv, Netanyahu zotohet për hakmarrje të fuqishme ndaj Hamasit

Nga A2 CNN
7 Tetor 2023, 20:17 | Bota
“Shiu” i raketave mbi Tel Aviv, Netanyahu zotohet për hakmarrje

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar për një “hakmarrje të fuqishme” ndaj Hamasit pasi militantët palestinezë lëshuan një sulm të papritur ndaj vendit të tij të shtunën.

Si pasojë e sulmit, më shumë se 200 izraelitë kanë mbetur të vdekur ndërsa thuhet se Hamasi ka marrë edhe robër.

Në një deklaratë për shtyp, kryeministri i vendit deklaroi se Hamasi do të vendoset përpara përgjegjësisë teksa shtoi se Izraeli “do ta zgjidhte llogarinë me këdo që i bën dëm.”

Ai u zotua se Izraeli do të “gërmojë” çdo vend ku mund të jenë duke u fshehur militantët e Hamasit, ndërsa u bëri thirrje njerëzve në Gaza që të rrinë larg vendeve ku ata mund të ndodhen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos