“Jemi në luftë”, MB e Izraelit: Hamasi ka marrë pengje

Nga A2 CNN
7 Tetor 2023, 15:22 | Bota
“Jemi në luftë”, MB e Izraelit: Hamasi ka marrë

Hamas ka marrë pengje dhe të burgosur lufte. Kjo është ajo që ka bërë të ditur ministria izraelite e Mbrojtjes nëpërmjet një zëdhënësi ditën e sotme.

“Ka po ashtu të vdekur mes ushtarëve të IDF-së. Nuk mund ta themi numrin ekzakt për momentin, jemi në luftë,” bëri të ditur gjenerali Daniel Hagari.

Ndërkohë, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, deri më tani si pasojë e sulmeve, të paktën 908 persona ndodhen në spitalet e Izraelit. Përpos tyre, në Izrael kanë humbur jetën 40 persona.

Ndërsa, në Gaza, numri i të vdekurve është 200 kurse 1 600 të tjerë kanë mbetur të plagosur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos