“Bota po shikon”, Biden dënon sulmin ndaj Izraelit: Tel Avivi ka mbështetjen tonë

Nga A2 CNN
7 Tetor 2023, 19:43 | Bota
“Bota po shikon”, Biden dënon sulmin ndaj Izraelit: Tel Avivi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka adresuar në një konferencë për shtyp situatën në Izrael.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Izraelin.

Nuk ka asnjëherë justifikim për sulmet terroriste,” tha Biden në fjalimin e tij nga Shtëpia e Bardhë, ku dënoi grupin militant Hamas për fillimin e një sulmi të befasishëm ndaj Izraelit mëngjesin e së shtunës.

Ai shtoi Izraeli do të ketë mbështetjen e SHBA-së.

“Ne do të sigurohemi që ata të kenë ndihmën për të cilën qytetarët e tyre kanë nevojë dhe mund të vazhdojnë të mbrojnë veten,” tha presidenti.

Biden bëri po ashtu të ditur se kishte folur me kryeministrin izraelit teksa shtoi se mbështetja e administratës së tij për sigurinë e Izraelit “është e fortë dhe e palëkundur”.

Presidenti amerikan dekurajoi gjithashtu palët e tjera armiqësore ndaj Izraelit nga shfrytëzimi i këtyre sulmeve.

“Bota po shikon,” paralajmëroi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos