
Kryeministri Rama ka ndarë një foto të flamurit izraelit në fasadën e goditës së Universitetit të Politeknikut në Tiranë. Rama shpreh solidarizimin me popullin izraelit ndërsa e konsideron sulmin terrorist.
“Shqipëria qëndron me IZRAELIN. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave të sulmit mizor terrorist dhe të njerëzve të pafajshëm të marrë peng nga terroristët”.
Kujtojmë se, mbrëmjen e sotme janë evakuuar 40 studentë shqiptarë nga Tel Avivi ndërsa ministria e Jashtme njofton se do të ketë fluturime të tjera të posaçme në ditët në vijim.
Prej dy ditësh, Izraeli është në flakë nga sulmet e dirigjuara nga militantët e Hamasit nga Palestina. Deri më tani janë mbi 700 izraelitë të vrarë, mbi 2500 të plagosur dhe 100 pengje.
Nga ana tjetër nga sulmet hakmarrëse izraelite në Rripin e Gazës raportohet se janë vrarë 413 palestinezë dhe 2300 të plagosur. (A2 Televizion)