Prokuroria e Posaçme, SPAK ka ngritur një akuzë tjetër të kundër ish-zëvendës Kryeministrit Arben Ahmetaj. Sipas SPAK, Ahmetaj ka shkelur ligjin duke firmosur privatizimin e ish-fabrikës së bukës te 5 Maji.
Sipas akuzës, ish-ministri i Financave, ka shpërdoruar detyrën dhe i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 7 miliardë Lekësh. Kjo pasi Ahmetaj dyshohet se në cilësinë e ministrit të Financave, ka vendosur privatizimi për një pronë shtetërore në kundërshtim me ligjin. Për këtë çështje është duke vijuar hetimi edhe për zyrtarë te tjerë.
Arben Ahmetaj është duke u hetuar edhe për sa i përket çështjes së inceneratorëve dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet. (A2 Televizion)