Mbi 2000 viktima nga tërmeti në Afganistan

Nga A2 CNN
8 Tetor 2023, 07:33 | Bota
Mbi 2000 viktima nga tërmeti në Afganistan

Mbi 2000 persona kanë vdekur pas tërmetit me magnitudë 6.3 në Afganistan, të ditës së shtunë. Tërmeti goditi në perëndim të vendit, me epiqendër 40 km nga qyteti i Heratit.

Lëkundjet u pasuan nga tre pasgoditje të forta, me magnitudë 6.2, 5.9 dhe 5.5.

Edhe në qershor të vitit të kaluar, një tërmet i fuqishëm goditi Afganistanin, duke vrarë rreth 1 000 njerëz dhe duke plagosur mbi 1 500 të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos