Morën pjesë 1600 vrapues, zhvillohet për herë të parë maratona e Elbasanit

Nga A2 CNN
8 Tetor 2023, 12:19 | Sporte të tjera
Morën pjesë 1600 vrapues, zhvillohet për herë të

Është zhvilluar këtë të diel në qytetin e Elbasanit maratona ndërkombëtare “Skampa Elbasan”. Rreth 1600 vrapues të të gjitha grupmoshave morën pjesë në këtë maratonë e cila u zhvillua për herë të parë në qytetin e Elbasanit.

Pjesëmarrësit ishin nga vende si Gjermania, Ukraina, Italia etj. Kajo Myftara ga është 74 vjeç dhe për të kjo maratonë ishte rikthim në kohë pasi vrapimi ka qenë gjithmonë pasion i tij.

Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja tha se kjo maratonë shërbeu edhe si një mënyrë për të tërhequr turistë në qytet dhe premtoi që ky aktivitet do të kthehet në një traditë për bashkinë.

Maratona u nda në 3 grupe garuesish ku grupi i parë pati sfidën e 20 kilometrave, grupi i dytë 10 kilometra dhe grupi i tretë atë të 5 kilometrave. Në përfundim të aktivitetit u ndanë edhe çmimet për fituesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos