Kosova merr medalje të artë në Kampionatin Ballkanik të boksit “Albena 2023”

Nga A2 CNN
3 Tetor 2023, 17:17 | Sporte të tjera
Kosova merr medalje të artë në Kampionatin Ballkanik të

Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik të boksit “Albena 2023”.

Në finale të këtij kampionati që po mbahet në Bullgari, Sadiku e mposhti boksieren nga Ukraina, Dovgal Tetiana.

Donjeta tregoi boks cilësorë gjatë tre raundeve, ku në raundin e dytë e solli në nokdaun ukrainasen Tetiana, ndërsa u shpall fituese dhe u vlerwsua me medalje të artë dhe titull Kampione Ballkanike 2023.

Kosova në Kampionatin Ballkanik të boksit “Albena 2023” fitoi pesë medalje, një të artë nga Donjeta Sadiku, dhe katër të bronzta nga Bashkim Bajoku, Shpwtim Bajoku, Patriot Behrami dhe Taulant Jakupi.

Gjithashtu, me mirënjohje u nderua edhe arbitri ndërkombëtar, Latif Demolli për gjykimin në këtë Kampionat Ballkanik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos