All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Në Egjipt, polici vret turistët izraelitë! Manifestime në botë kundër luftës, SHBA dhe Irani në lëvizje

Nga A2 CNN
8 Tetor 2023, 15:56 | Bota
Në Egjipt, polici vret turistët izraelitë! Manifestime në
All - Paragraf - 1

Vazhdojnë reagimet ndërkombëtare lidhur me atë që po ndodh mes Izraelit dhe forcave palestineze.

Më shumë ndihmë amerikane për Izraelin mund të vijë shumë shpejt, thotë Sekretari i Shtetit, Antony Blinken. Kurse presidenti Iranian, Ebrahim Raisi, ka folur me liderin e grupeve militante palestineze Hamas dhe Xhihadit Islamik.

All - Paragraf - 3

Nuk dihen detaje të bisedës, por Teherani zyrtar ka shprehur mbështetje publike për sulmin e tyre të armatosur të së shtunës.

Pas reagimeve të shumta ndërkombëtare lidhur me atë që po ndodh mes Izraelit dhe palestinezëve, janë organizuar dhe disa manifestime. Qindra mbështetës të Izraelit u mblodhën në Portën e Brandenburgut të Berlinit për të protestuar kundër sulmeve të Hamas. Sakaq, gjatë një tubimi në Bejrut, Hezbollahu premtoi mbështetje për palestinezët e Gazës.

Ndërkohë, në Egjipt ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku një polic ka qëlluar me armë zjarri duke vrarë 2 turistë izraelitë dhe guidën e tyre egjiptian. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos