All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Sulmet me raketa, SHBA dërgon municione dhe avionë ushtarakë pranë Izraelit

Nga A2 CNN
8 Tetor 2023, 20:24 | Bota
Sulmet me raketa, SHBA dërgon municione dhe avionë ushtarakë
All - Paragraf - 1

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë anije dhe avionë ushtarakë më pranë Izraelit në Mesdheun Lindor në një demonstrim mbështetjeje pas sulmit të Hamasit, tha Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.

Sekretari Austin shtoi se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë municione për Izraelin dhe se ndihma për sigurinë do të fillojë të dërgohet të dielën. Pentagoni do të shtojë gjithashtu avionë luftarakë në rajon.

All - Paragraf - 3

“Presidenti amerikan Joe Biden i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të dielën se ndihma shtesë për Forcat e Mbrojtjes izraelite ishte nisur për në Izrael dhe mbështetje e mëtejshme do të vazhdonte në ditët në vijim”, tha Shtëpia e Bardhë pas telefonatës mes tyre.

Austin tha se ka urdhëruar zhvendosjen e një flote anijesh që përfshin aeroplanmbajtësen Ford, më pranë Izraelit.

“Kam urdhëruar që aeroplanmbajtësja USS Gerald R. Ford të vendoset në Mesdheun Lindor,” tha ai në deklaratën e tij. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos