Irani thotë se SHBA po përfshihet, Egjipti do armëpushim, Rusia: Po futen palë të tjera në luftë

Nga A2 CNN
9 Tetor 2023, 13:22 | Bota
Irani thotë se SHBA po përfshihet, Egjipti do armëpushim, Rusia:

Komuniteti ndërkombëtar është vënë në lëvizje për të gjetur një zgjidhje për ndalimin e luftimeve mes Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza.

Egjipti po vetëofrohet si palë ndërmjetësuese për të vendosur në fuqi një armëpushim, për të mundësuar edhe shkëmbimin e pengjeve.

Gjithashtu, autoritetet në Kajro njoftojnë se inteligjenca izraelite ka anashkaluar vazhdimisht paralajmërimet se diçka e madhe pritet të ndodhë. Irani, nga ana tjetër, vazhdon të mbështesë palestinezët.

“Një komb i pushtuar ka të drejtën legjitime të mbrohet nga agresori”, u shpreh ministri i Jashtëm, Nasser Kanani. Mbërritjen e luftanijes amerikane në rajon, Irani e sheh si një pjesëmarrje në agresionin kundër Palestinës“, shtoi zyrtari.

Edhe Rusia paralajmëron rrezikun e përfshirjes së palëve të treta në këtë konflikt. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, bëri thirrje për gjetjen e një mënyrë për uljen e palëve në tryezën e negociatave.

Kurse ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, tha se e vetmja mënyrë për të vendosur paqen, është përmes konfirmimit të një shteti të Palestinës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos