All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Mbi 1300 të vrarë nga të dyja palët, nis rrethimi i plotë i Gazës, Izraeli thërret 300 mijë rezervistë

Nga A2 CNN
9 Tetor 2023, 14:47 | Bota
Mbi 1300 të vrarë nga të dyja palët, nis rrethimi i
All - Paragraf - 1

Konflikti mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamas po merr përmasa gjithmonë e më të mëdha.

Ministria e Mbrojtjes e shtetit hebre ka urdhëruar ushtrinë që të kryejë një rrethim të plotë të Rripit të Gazës, ndërsa luftimet nuk kanë ndaluar.

All - Paragraf - 3

“Nuk do të ketë elektricitet, as ushqim apo karburant. Do të jetë gjithçka e mbyllur”, u shpreh ministri Yoav Gallant. “Po luftojmë me njerëz kafshëror dhe po veprojmë në përputhje me rrethanat”, shtoi ai.

Ushtria izraelite ka urdhëruar mobilizimin e 300 mijë rezervistëve në 48 orët e fundit pas shpalljes së luftës. “Lideri i Hamasit është një njeri i vdekur”, thanë krerët e ushtrisë izraelite.

Sulmet me raketa të Hamas kundër Izraelit po vazhdojnë, me qindra të tilla të lëshuara në orët e fundit, ndërsa janë dëgjuar shpërthime edhe në Jeruzalem.

All - Paragraf - 6

Izraeli njoftoi rimarrjen e kontrollit mbi komunitetet e tij pranë Gazës, por disa militantë mbeten ende aktivë në zonë. Bilanci i jetëve të humbura është tepër tragjik, nga të dyja palët. Mbi 800 njerëz janë vrarë në Izrael dhe mijëra të tjerë përfunduan të plagosur apo lënduar.

Autoritetet e shtetit hebre raportojnë për qindra njerëz të rrëmbyer nga militantët e Hamas dhe se po punojnë për lirimin e tyre. Mbi 500 palestinezë kanë humbur jetën në Gaza, pas kundërpërgjigjes së ashpër ajrore të Izraelit.

OKB-ja ka deklaruar se sulmet ajrore hakmarrëse të Izraelit kanë zhvendosur 123 mijë palestinezë në Gaza dhe afro 74 mijë kërkojnë strehim në shkolla.

All - Paragraf - 9

Spitalet në Gaza janë tejmbushur dhe po përballen me ndërprerjet e energjisë elektrike. Zyrtarët amerikanë presin që Izraeli të nisë një inkursion tokësor në Gaza brenda 48 orëve të ardhshme. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos